“Përshëndetje 2022”, Gresa publikon foton e ëmbël me Diellin
Artistja shqiptare, Gresa Behluli vitin e kaluar u bë nënë për herë të parë.
Gresa solli në jetë Diellin, i cili u bë diell në jetën e secilit anëtarë të familjes.
Së fundmi, artistja publikoi një fotografi me të voglin e saj, me një mbishkrim shumë të ëmbël.
“Ky vit si asnjeherë me gjen më shumë netë pa gjume, me shumë lodhje, me disa kg më shumë, me shume sfida e pikpytje si nëne e re… Por si asnjeherë tjetër me zemer dhe preher plot. Me gjen me 1 pergjigje per te gjitha pytjet e mia: Dielli. Sa ma e bukur eshte jeta që 2 muaj me Diellin. Uroj për të gjithë ju sa më shumë dashni dhe jo urrejtje. Zoti qoft me ne shqipetarët”, ka shkruar Gresa.
Behluli ka publikuar projekte muzikore të shumta, kujtojmë atë me motrën e saj, Besianën “Numero Uno”./21Media