Në Malishevë edhe sot të gjithë personat e testuar për koronavirus kanë rezultuar negativ. Kjo u bë e ditur përmes një komunikate të dërguar nga zyrtarët e Komunës.

Nënkryetari Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal, e ka konfirmuar lajmin se të gjitha analizat e testeve për ditën e sotme, kanë rezultuar negative.

Situata vazhdon të jetë stabile dhe nën kontroll, ndërsa edhe sot në ditën e katërt nuk kemi asnjë rast të prekur me COVID-19, kurse numri i rasteve aktive është 12”, ka konfirmuar Berisha.

Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është si vijon: Nga 94 raste të prekura me COVID-19, janë shëruar 78 persona, aktiv janë 12 dhe 4 raste kanë përfunduar me vdekje.

Shtabi komunal emergjent, vazhdon të kërkoj nga të gjithë qytetarët që ti respektojnë masat dhe udhëzimet për tu mbrojtur nga pandemia e COVID-19, pasi kjo është mundësia e vetme dhe mënyra e vetme e mbrojtjes dhe e mos përhapjes së virusit. /21Media