Të gjithë ata persona që kanë marrë ndonjë vaksinë për cilëndo alergji, nuk janë të rrezikuar nëse marrin edhe vaksinën antiCovid.

“Vaksina e Covid-19, ka dhënë reaksion vetëm te disa pacientë të cilët janë me alergji të një substance kimike, që quhet polietilen glikol, e cila është një substancë që përdoret në prodhim farmaceutik dhe kozmetik dhe është një alergji e rralle”, bëri të ditur alergoimunologu Dukagjin Zogaj, në programin e mëngjesit, “Për Ditë të Mbarë”.

Përgjithësisht, sipas mjekut, vetëm një numër i vogel kanë reaguar ndaj vaksinës anti-Covid, pra të gjithë ata persona që kanë alergji nuk janë të rrezikuar për të marrë edhe vaksinen antiCovid./21Media