Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka raportuar katër raste ku qytetarët nuk i janë përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetizolim.

Një rast ka ndodhur në Prishtinë, i cili edhe është sulmuar nga disa persona të panjohur.

Rastet e tjera janë shënuar në Malishevë, Gjakovë dhe Shirokë.

Me urdhër të prokurorëve ndaj të dyshuarëve janë iniciuar lëndët./21Media