Personat me nevoja të veçanta mund të votojnë nga 14-18 janari

 

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, për të votuar përmes ekipeve mobile në ditën e zgjedhjeve më 14 shkurt.

Personat me nevoja të veçanta, të cilët për shkak të rrethanave specifike nuk mund të shkojnë në vendvotimin e tyre, do të mund të votojnë në periudhën 14-18 janar.

Të gjitha detajet dhe për mënyrën e regjistrimit janë të publikuara në KËTU

Votimi i qytetarëve me të drejtë vote nga këto kategori do të bëhet përmes ekipeve mobile të cilat në ditën e zgjedhjeve do të shkojnë në shtëpitë apo institucionet përkatëse, ka njoftuar tutje KQZ./21Media

Back to top button