Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media foli  për situatën epidemiologjike në vend. Ai tha se fakti që vendet perëndimore e kanë larguar Kosovën nga lista e zezë e lëvizjes sa i përket situatës me Covid-19 është inkurajuese.

Sa i përket hapjes së kufirit me Maqedoninë e Veriut,  Zemaj tha se shpreson që nesër qeveria e Maqedonisë së Veriut do të largojë nevojën që qytetarët e Kosovës të hynë në këtë vend me testin negativ të RT-PCR.

Zemaj tha se të gjithë persona që vijnë nga shtetet me numër të madh të të infektuarve, nuk mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR. “Ajo çka kemi bërë si Ministri e Shëndetësisë dhe Qeveri e Republikës së Kosovës , e kemi vendosur masën se të gjitha shtetet të cilat janë potencial shpërndarjes të infeksionit nuk mund të hyjnë shtetasit e tyre në Kosovë pa testin PCR, por edhe nëse  hyjnë duhet të shkojnë në vëtizolim për 7 ose 14 ditë sipas nevojës dhe vlerësimit epidemiologjik”,  tha Zemaj.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, 1 mijë e 328 raste aktive me COVID-19, janë në vend./21Media