Personat rezultuan pozitiv në Covid-19, sipas MSH-së, do të dërgohen në Klinikën Infektive

Personat rezultuan pozitiv në Covid-19, sipas MSH-së, do të dërgohen në Klinikën Infektive

Ministria e Shëndetësisë sot njoftoi se personat që rezultuan dje negativ në Covid 19 të karantinës së Qendrës së Studentëve në Prishtinë do të lirohen në shtëpi për të qëndruar në vetëkarantinë edhe për dy javë. Përevç kësaj, ata duhet të respektojnë rekomandimet e MSh e IKSHPK-së, që të mos dalin nga shtëpitë e tyre gjatë kohës sa ende do të jenë nën mbikëqyrje.

Kurse, personat që rezultuan pozitiv në Covid-19, sipas MSH-së, do të dërgohen në Klinikën Infektive.

“Ata që nuk manifestojë shenja të sëmundjes, do të nënshkruajnë një Deklaratë nën betim, me të cilën do të vetizolohet në shtëpi, nëse kanë kushte për ta bërë këtë, dhe do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm.”, njoftoi ministria përmes komunikatës.

Ndërsa, theksohet se veprimi do të koordinohet edhe me strukturat lokale të pushtetit.

“Shkelja e udhëzimeve të MSh e IKSHPK-së për vetizolimin e obliguar do të dënohet sipas legjislacionit në fuqi për situatat emergjente të shëndetësisë publike. Në të njëtën kohë, do të vazhdoj testimi edhe i personave që kanë mbushur mbi 2 javë në karantinën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë dhe lirimi nga karantina do të jetë gradual, i bazuar në rezultatet e testeve të bëra nga IKSHPK.”, bëri të ditur më tutje MSH.

Kujtojmë që, në Kosovë nga koronavirusi kanë vdekur 7 persona, 227 janë të infektuar, ndërsa, 38 janë shëruar./21Media