Personi i dyshuar për disa vjedhje arrestohet në Prishtinë

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, të dyshuar për disa vjedhjeve.

Arrestimi i tij u bë sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku hetuesit policor të stacionit Qendra, me rroba civile janë të përfshirë në Planin Operetiv për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve.

Rastet e vjedhjes, sipas Policisë, kanë ndodhë në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

“Ndaj personit të dyshuar : A.H . mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me 8 raste të vjedhjeve ku A.H. dyshohet të jetë i përfshirë”,thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button