Filloreta Raçi e njohur si Fifi mbetet ndër artistet më të komentuara në media roze. Emri i saj përmendet jo vetëm për karrierën, por edhe jetën personale.

Me veprimin e fundit në rrjetet sociale Fifi ka ngjallur reagime të shumta te fansat e saj se është në lidhje dashurie.

Ajo ka fshirë të gjithë miqtë që ndiqte ne Instagram duke ndjekur vetëm një person, e ai është Xhuljo Tabaku. Se çka po ndodh mes dyshes mbetet të shihet në vazhdim.

Ndryshe, “Përjetesi” është projekti i fundit muzikor që Fifi e solli në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun. Kënga deri tani ka arritur mbi gjashtë milionë klikime në Youtube./21Media