Përurohet shërbimi i Kardiologjisë Intervente në Prizren, Kurti: Do ta ulë listën e pritjes

(Lajm i përditësuar)


Në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit të premten është përuruar shërbimi i Kardiologjisë Intervente – Laboratori i Kateterizimit.

Drejtoreshë e Spitalit të Prizrenit Narqize Aliu, tha se ky shërbim do të ofrojë mundësi për të shpëtuar jetë.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se në vitin 2023 kanë pasur përfomancë rekorde të ndërhyrjeve.

“Kemi pasur mbi 4100 procedura të kryera, dhe mbi 2500 vendosje të stentës. Suksesi varet shumë nga koha e ndërhyrjes. Shërbimi i ri do të mbulojë gjithë rajoni e Prizrenit. Do të ndihmoj që të shërojë jetë dhe do të ulë listën e pritjes. Shërbimi do të filloj sot. Adaptimi i hapësirë është investim nga MSH-ja që kap vlerën rreth 1 milion euro. Plani është përpiluar qysh në vitin 2018. SHSUK ka sigurua të gjitha materialet shpenzues mbështetje profesionale do të ofrohet nga SHSKUK-ja. Ajo çfarë presim të jenë rezultat është reduktimi i listës së pritjes në rajonin e Prizrenit. Qytetarët të kenë qasje në cilësi të lartë, dhe me kosto të ulët”, tha Kurti.

Kurse, ambasadori i Luksemburgut, Eric Dietz, ka thënë se shteti i tij pothuajse e ka mbështetur sektorin shëndetëso të Kosovës dy dekada dhe kontribuoi në ndryshime thelbësore në ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor.


Kurti merr pjesë në përurimin e shërbimit të Kardiologjisë Intervente në Spitalin e Prizrenit

Kryeministri Albin Kurti do të marrë sot pjesë në përurimin e shërbimit të Kardiologjisë Intervente – Laboratorin e Kateterizimit, në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Kjo ngjarje do të mbahet në orën 09:30. Në agjendë, nuk ka ndonjë aktivitet tjetër.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në përurimin e shërbimit të Kardiologjisë Intervente – Laboratorin e Kateterizimit, në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Back to top button