Përurohet shtatorja e Majlinda Kelmendit

Majlinda e bronztë në vendlindjen e saj

Sot në Pejë u përurua shtatorja e xhudistes së njohur kosovare, Majlinda Kelmendit.

Në praninë e shumë personaliteteve të njohura vendore dhe ndërkombëtare, në Pejë u bë zbulimi i shtatores së kampiones olimpike.

I pranishëm në ceremoni ishte presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, ish-kryeministri Ramush Haradinaj etj.

Kujtojmë se Majlinda është sportistja e vetme e Kosovës me medalje Olimpike. Ajo ka fituar të artën në kategorinë -52 kg të xhudos në Lojërat Olimpike RIO 2016./21Media

Back to top button