Studentët që tashmë janë të përfshirë në programe studimore do të vazhdojnë deri në përfundim të tyre

Studentët që tashmë janë të përfshirë në programe studimore do të vazhdojnë deri në përfundim të tyre

Pos Universiteteve Publike, Këshilli Shtetëror i Cilësisë, vendosi edhe për kolegjet private mbi rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtar, të cilët vlerësuar nëse institucionet e arsimit të lartë privat duhet të kenë akreditim institucional për këtë vit akademik.

Me gjashtë vota pro, bordi i KShC-së vendosi që t’ia tërheq akreditimin institucional për vitin akademik 2019-2020 Kolegjit Fama, Kolegjit Iliria, Kolegji Tempulli dhe Kosovo Art Academy.

Ekspertët ndërkombëtar kishin rekomanduar për tërheqjen e akreditimit edhe për këto katër kolegje private.

Me këto vendime, këto kolegje nuk do të mund të regjistrojnë studentë të rinj për këtë vit akademik 2019 – 2020, mirëpo studentët që tashmë janë të përfshirë në programe studimore do të vazhdojnë deri në përfundim të tyre.

Ndaj vendimeve të KShC-së kolegjet të cilave u është tërhequr akreditimi për vitin akademik 2019-2020 kanë të drejtën e ankesës në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Në anën tjetër, Kolegji Biznesi dhe Juridica nuk kanë të drejtë të regjistrojnë studentë të ri këtë vit akademik për shkak se nuk i janë nënshtruar vlerësimit institucional nga ana e ekspertëve ndërkombëtar.

Ekspertët ndërkombëtar të Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë(ENQA), ishin angazhuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim për vlerësim institucional dhe të programeve të Universiteteve Publike dhe Kolegjeve Private./kallxo.com