Sheshi, “Adem Jashari” në Skenderaj ishte i vogël për gjithë qytetarët që kishin ardhur për këtë koncert

Sheshi, “Adem Jashari” në Skenderaj ishte i vogël për gjithë qytetarët që kishin ardhur për këtë koncert

Në përmbyllje 21 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, menjëherë pas ndezjes së flakadanëve në memorialin, “Adem Jashari” në Prekaz, komuna e Skenderajt ka mbajtur koncertin tradicional festiv për të nderuar veprën e familjes Jashari.

Në mesin e shumë qytetarëve që kishin ardhur për të ndjekur këtë koncert, u panë dhe përfaqësuesit e familjes Jashari, Rifat Jashari dhe Bekim Jashari njëherësh kryetar i Skenderajt.

Gjithashtu dhe ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetar komunash dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta.

Sheshi, “Adem Jashari” në Skenderaj ishte i vogël për gjithë qytetarët që kishin ardhur për këtë koncert, pasi një pjesë e tyre kishin gjetur alternativa jashtë sheshit për të qenë pjesë e këtij koncerti.

Ndryshe pranë të rënëve të luftës së zhvilluar më 5E, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, për tre ditë qytetarë të shumtë vendosen lule dhe nderuan dëshmorët e kombit.