AP për bisedën Vuçiq-Putin

AP për bisedën Vuçiq-Putin

Në raportin për bisedën telefonike mes presidentëve të Serbisë dhe Rusisë për zhvillimet e fundit në Kosovë, agjencia Associated Press vlerësoi se situata komplikohet, nëse përzihet Rusia.

AP raportoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar këshilla nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, se si të reagoi, siç tha ndaj dhunës dhe agresionit të Prishtinës kundër serbëve, kërkesë kjo e cila sipas agjencisë mund të komplikoi përpjekjet e perëndimit për të gjetur një zgjidhje paqësore për krizën në Ballkan, shkruan rtv21.tv

“Përfshirja e Rusisë në konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës mund të komplikoi përpjekjet e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe të frenoi ambiciet e shprehura të dy vendeve për anëtarësim në union”, vlerësoi AP në tekstin për bisedën telefonike për bisedën Vuçiq-Putin.

Agjencia vuri në pah se Beogradi dhe Prishtina duhet të normalizojnë marrëdhëniet, nëse dëshirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

“Edhe pse Serbia zyrtarisht po kërkon anëtarësimin në union, kohëve të fundit ajo po forcon lidhjet ushtarake me Rusinë”, shkroi AP. Duke vënë në pah se ushtarët e NATO-s janë të stacionuar në Kosovë që nga viti 1999, AP tërheq vërejtjen se angazhimi ushtarak i Serbisë në Kosovë do të nxiste një krizë të thellë me Perëndimin, në veçanti nëse Beogradi mbështetet në mënyrë indirekte nga Rusia.

AP më tutje qartësoi se Rusia mbështetë pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesa më e madhe e shteteve perëndimore kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas agjencisë, Rusia po tenton të përhap ndikimin e saj në Ballkan, kryesisht me ndihmën e Serbisë./21Media