Një gjykatë egjiptiane ka dënuar pesë gra me dy vjet burg me akuzën e shkeljes së moralit publik përmes rrjeteve sociale.

Vendimi i së hënës kundër Haneen Hossam, Mowada al-Adham dhe tre të tjerëve erdhi pasi ato postuan pamjet në aplikacionin TikTok, transmeton rtv21.tv.

“Gjykata ekonomike e Kajros dënoi Hossam, Adham dhe tre të tjerë me dy vjet burg pasi u dënuan për shkelje të vlerave të shoqërisë”, tha një burim.

Vendimi i cili mund të apelohet – përfshinte një gjobë prej 300,000 paund egjiptianë ose 18,750 dollarë secila.

Hossam, e cila është studente në universitetin e Kajros, u arrestua në prill pasi postoi një klip tre-minutësh duke i thënë 1.3 milion ndjekësve të saj që vajzat mund të fitonin para duke punuar me të.

Në pamjet e postuara në aplikacionin në internet u ofroi grave të moshës mbi 18 vjeç mundësinë për të punuar nga shtëpia dhe të fitonin rreth 2.500 deri në 3000 dollarë për të bërë video live dhe duke biseduar me të huajt.

“Do të keni mundësi të krijoni miqësi me njerëzit në një mënyrë të respektueshme”, tha ajo.

Feministja egjiptiane, Ghadeer Ahmed ishte një nga njerëzit e paktë të profilit të lartë për të mbrojtur Hossam dhe pretendoi se ajo kishte qenë shënjestra e fushatave të shumta ngacmuese nga autoritetet

Një përdorues i mediave sociale tha: Kjo është njësoj si prostitucioni. Në vend që të bëjnë marrëdhënie seksuale, ata thjesht tregojnë trupin e tyre .

Një person tjetër komentoi: TikTok, aplikacione si këto duhet të ndalohen të gjitha në vendet arabe. Unë vetë nuk i dua ato.

Para arrestimit të saj, Hossam lëshoi një video duke mbrojtur postimin e saj dhe duke pretenduar se ajo nuk bëri thirrje për ‘mashtrim’./21Media