Pesë lojtarë në dy top divizionet e Spanjës dolën pozitiv në testet e bëra për koronavirus, meqë klubet dhe stafi filluan me testimin e lojtarëve javën e kaluar.

Kreu i kampionatit e ka bërë të ditur një lajm të tillë, por nuk i ka bërë të ditur emrat e tyre. Sipas tij, të gjithë lojtarët janë asimptomatik dhe aktualisht ndodhen në vetëizolim.

La Liga tha se lojtarët do të qëndrojnë në shtëpitë e tyre ku do t’i vazhdojnë trajnimet individuale, derisa të testohen prapë brenda “disa ditësh”, për ta kuptuar se a do të mund të kthehen në fushë për të ushtruar apo jo, transmeton 21Media

Shumë klube, përfshirë edhe Barcelonen janë kthyer në trajnime individuale, si pjesë e fazës së dytë të protokollit katërfazor të La Liga për rikthimin në aktivitet, meqë aktivitetet sportive u ndalën në fillim të marsit për shkak të pandemisë./21Media