Pesë hapa që duhet t'i keni parasysh para se të shkoni për të fjetur

Pesë hapa që duhet t’i keni parasysh para se të shkoni për të fjetur

Nata është koha më e mirë për procedurat e bukurisë. Është koha kur i tërë trupi ri çlodhet dhe përpjekjet tuaja janë në kulmin e efikasitetit.

Kemi mbledhur disa këshilla të cilat do të ju ndihmojnë të kujdeseni për veten edhe përderisa flini, transmeton rtv21.tv

Bëni një maskë aloe vera për fytyrën

 

 

Lëngu i aloe verës ndihmon për ta zbardhur fytyrën, t’i largoni puçrrat dhe t’i parandaloni rrudhat. Po ashtu kujdeset për secilën lloj të lëkurës. Thjesht zgjidhni maskën e duhur për lëkurën tuaj: të yndyrshme, të thatë apo të përzier. Më së miri është ta përdorni dy herë në javë.

Bëni një maskë me vitaminë E dhe vendoseni poshtë syve

 

Lëkura poshtë syve është e thatë, e hollë dhe e prirë për tu mbushur me rrudha. Për të parandaluar plakjen, vendosni maskë me vitaminë E  para se të shkoni për të fjetur. Shtoni vaj peshku ose vaj ulliri për efekt më të mirë. Gjithësesi keni kujdes me vitaminën E dhe përdorni vetëm disa pika nga ajo: nëse e aplikoni në sasi të madhe mund të shkaktojë ënjtje dhe irritim. Përdoreni vetëm një herë në javë.

Përdorni vaj ricni për qerpikë dhe vetulla

Lajeni mirë një brushë të vjetër të qerpikëve dhe futeni brenda vaj ricinit. Vendoseni vajin në qerpikë dhe në vetulla (nëse është e nevojshme) për rritjen dhe densitetin e tyre. Përsëriteni çdo natë para se të shkoni për të fjetur.

Përdorni vaj kokosi për buzët tuaja

Vaji i kokosit është fantastik për të ju ndihmuar me buzët e thata. Merr shumë kohë për tu absorbuar andaj është më së miri që ta vendosni para se të shkoni për të fjetur në mënyrë që buzët tuaja të jenë perfekte në mëngjes.

Zbusni flokët tuaja

Flokët tuaja përballen me një ambient agresiv gjatë ditë dhe po ashtu duhet të rigjallërohen. Shkaktari kryesor i elektrizimit të flokëve është mungesa e lagështisë. Ekziston një numër i sprejve dhe serumeve për t’i zbutur flokët. Por, ju gjithashtu mund të përdorni një recetë të shtëpisë, e tëra që ju duhet është uthull molle, ujë dhe t’i përzieni./21Media