Pesë persona të lënduar në një aksident në Qyshk të Pejës

Pesë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur sonte në fshatin Qyshk të Pejës.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës. Pas marrjes së ndihmës mjekësore ata janë liruar në shtëpi.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.
“Rreth orës 19:05 ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Pejë, në Qyshk, ku janë përfshirë dy automjete. Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka njoftuar Gashi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore dhe po hetohen shkaqet e aksidentit./21Media

Back to top button