Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe pesë raste të reja me koronavirus në Kosovë. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Fushë Kosovë), komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Oshlan), komuna e Prizrenit 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Tupec) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.

IKSHPK-ja ka konfirmuar se janë shëruar edhe tre persona, që e çon në 874 numrin e të shëruarve në Kosovë./21Media