Pesë raste të reja në Malishevë, njëri u konfirmua me Covid-19 dy ditë pas varrimit

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës informoi për pesë persona të prekur me COVID-19, por njëri prej tyre dy ditë më parë ka vdekur dhe është varrosur.

Në raportin e sotëm u konfirmua një person i shëruar nga Malisheva. Numri i rasteve aktive shkoi në 44 raste, ndërsa i të shëruarve në 89.

Rastet e të prekurve me COVID-19 nga Komuna e Malishevës, vijnë sipas këtyre vendbanimeve: 1 rast në Bellanicë, 1 rast Carrallukë, 1 rast Panorc dhe 1 rast në Astrazup.

Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës është kjo: nga 142 të prekur, 89 persona janë shëruar, 44 janë raste aktive dhe 9 persona kanë vdekur.

Back to top button