Pesë persona janë arrestuar për vjedhjen e qenve që i përkasin artistes amerikane, Lady Gaga.

Në shkurt, sulmuesit qëlluan me armë zjarri kujdestarin e tyre, Ryan Fischer në gjoks dhe morën qentë, Koji dhe Gustav të i përkisnin këngëtares.

Fischer iu desh të hiqte një pjesë të mushkërive, por i mbijetoi sulmit.

Të enjten policia e Los Angelosit njoftoi se kishte arrestuar tre të dyshuar për incidentin si dhe dy të tjerë si bashkëpunëtorë.

James Jackson, Jaylin White dhe Lafayette Whaley – përkatësisht të moshës 18, 19 dhe 27 vjeç – janë akuzuar për vrasje në tentativë dhe grabitje.

Oficerët akuzuan gjithashtu 40-vjeçarin Harold White babai i Jaylin White dhe Jennifer McBride, 50 vjeç, për bashkëpunëtor të vrasjes në tentativë.

Zonja McBride i ktheu qentë në polici dy ditë pas vjedhjes, pasi Lady Gaga kishte ofruar një shpërblim prej 500,000 dollarë për kthimin e tyre./21Media