Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë- Pejë

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot pasdite rreth orës 17:20 në rrugën nacionale Prishtinë- Pejë, përkatësisht në Vragoli.
Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha konfirmoi për portalin rtv21.tv se në këtë aksident  kanë qenë të përfshira pesë automjete.
“Lëndime trupore kanë kërkuar 05 persona dhe gjendja e tyre është raportuar të jetë stabile për momentin . Si pasojë e aksidentit është krijuar kolonë në drejtim të Prishtinës pasi qarkullimi është realizuar vetëm ne një shirit të rrugës.”, tha Hoxha.
Ai po ashtu bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme dhe kanë kryer procedurat e nevojshme./21Media

Back to top button