Pesë persona që ishin të prekur me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa u konfirmuan edhe 108 raste të reja.

Rastet e vdekjeve ishin të moshave 59-81 vjeç.

Ndërsa, 732 persona u shëruan nga Covid-19.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar./vizionplus