139 raste të reja pozitive me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit në 3457 testime të kryera në Shqipëri.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 31 raste në Tiranë, 11 raste në Korçë, 8 raste në Shkodër, Fier, Devoll, 7 raste në Durrës, Skrapar, 6 raste në Gjirokastër, 5 raste në Lezhë, Vlorë, Pogradec, Sarandë, 4 raste në Peqin, 3 raste në Elbasan, Lushnje, Libohovë, 2 raste në Kukës, Mirditë, Berat, Librazhd, Kamëz, Gramsh, Maliq, Këlcyrë, 1 rast në Mallakastër, Tepelenë, Belsh, Poliçan.

Ndërkohë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, përkatësisht  2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi,  1 qytetar nga Kavaja,1 qytetar nga Peqini, të moshave 63 – 77 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 738 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,016 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 154 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar./oranews