Shkrimari dhe profesori universitar, Sali Bashota ka publikuar librin me poezi “Pëshpëritja e agonisë” – libri i karantinës. Ky libër trajton temat dhe motivet e ndërlidhura me aktualitetin e sotëm, në ballafaqim me virusin e padukshëm që ka pushtuar botën. 

Autori i librit në emisionin “Bon Bon” në RTV21, deklaroi se ky libër është shkruar brenda një periudhe 1 mujore.

“Libri përfshin një periudhë njëmujore. Jam munduar t’i paraqesë mendimet dhe idetë e mija që lidhen drejtpërdrejt me këtë gjendje me të cilën po ballafaqohet njerëzimi, siç është pandemia. Duke u ballafaquar me këtë realitet të ndodhur jashtë, përmes frymëzimeve të mija t’i paraqesë këto tema, të cilat nuk janë vetëm tema personale, por lidhen me shumë fenomene, të cilat në radhë të parë kanë të bëjnë me frikën, jetë, vdekjen, agoninë e shumë çështje të tjera, si dhe për kontributin e mantelbardhëve”, deklaroi Bashota.

Bashota foli edhe për mësimin online, teksa u shpreh se është shumë i kënaqur me punën që po bëhet. Kurse sa i përket mënyrës së vlerësimit të studentëve, Bashota tha se shpreson se do të fillojnë nga gjysma e dytë e muajit qershor me provime./21Media

#BonBon Profesori #SaliBashota flet rreth botimit të librit me poezi "Pëshpëritja e agonisë"

#BonBon Profesori #SaliBashota flet rreth botimit të librit me poezi "Pëshpëritja e agonisë"

Gepostet von RTV21 am Samstag, 16. Mai 2020
#BonBon Sa janë të kënaqur me mësimin online, tregon profesori universitar #SaliBashota

#BonBon Sa janë të kënaqur me mësimin online, tregon profesori universitar #SaliBashota

Gepostet von RTV21 am Samstag, 16. Mai 2020
#BonBon #SaliBashota: Shpresojmë që në gjysmën e dytë të muajit qershor të fillojmë me provime në fakultet

#BonBon #SaliBashota: Shpresojmë që në gjysmën e dytë të muajit qershor të fillojmë me provime në fakultet

Gepostet von RTV21 am Samstag, 16. Mai 2020