Ngjarja ka ndodhur me 5 prill

Ngjarja ka ndodhur me 5 prill

Një zyrtar policor është ndaluar për 48 orë pasi që i njëjti dyshohet se ka keqtrajtuar një person gjatë detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, zyrtari policor R. A dyshohet se ka kryer verpën penale ”Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 195 i KPRK.

“R.A. dyshohet se më 05 prill 2020, e ka keqpërdorë detyrën e tij zyrtare si zyrtar policor, si dhe pasi që e ka ndaluar në një pikë kontrolli të dëmtuarin ka ushtruar dhunë fizike duke e sulmuar fizikisht atë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, ku si pasojë i dëmtuari ka pësuar dëmtimeve serioze në kokë, lëndime këto nga të cilat i dëmtuari një ditë më vonë ka pësuar sulm në tru, duke humbur vetëdijen, ku edhe i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në Klinikën e Neurologjisë në QKUK.”, sqaron prokuroria.

Po ashtu bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit është duke e përcjellë me vëmendje gjendjen shëndetësore të të dëmtuarit, si dhe është në pritje të raportit të detajuar nga ana e stafit mjekësor.

“Prokurori i shtetit gjatë afatit prej 24 orëve do të parashtroj në Gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit.”, përfundon njoftimi./21Media