Trupi i pa jetë u dërgua në IML për obduksion

Trupi i pa jetë u dërgua në IML për obduksion

Një person ka mbetur i vdekur në afërsi të Suharekës pasi që dyshohet se ka pësuar sulm kardiak përderisa ishte duke vozitur.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur të premten rreth orës 01:30 në Qafë të Duhlës afër Suharekës.

I dyshuari përderisa ishte duke lëvizur me veturën Opel me targa lokale, dyshohet për shkak të një sulmi kardiak ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë jashtë rruge.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e të dyshuarit.

Me urdhër te prokurorit trupi i pa jetë u dërgua në IML për obduksion./21Media