Yjet mbështesin punëtorët shëndetësorë

Yjet mbështesin punëtorët shëndetësorë

Peter Andre dhe Holly Willoughby ishin në mesin e yjeve që duartrokitën për punëtorët shëndetësorë në Britani. Ata së bashku me shumë njerëz të tjerë dolën në ballkone në ora 20:00 dhe duartrokitën në shenjë falënderimi për punëtorët shëndetësorë që po rrezikojnë jetën e tyre dhe po qëndrojnë në vijën e frontit në luftën kundër koronavirusit, transmeton 21Media

Atyre iu bashkuan edhe Amanda Holden, Tess Daley dhe bashkëshorti i saj, Vernon Kay, që treguan mbështetjen e tyre për stafin shëndetësor. Holly dukej shumë entuziaste, saqë e theu lugën e drurit me të cilën po krijonte zhurmë./21Media