“WAP” titullohet kënga më e re e reperes amerikane Cardi B, të cilën e solli para publikut në bashkëpunim me Megan Thee Stallion.

Klipi u pëlqye shumë deri në pjesën kur papritur u shfaq Kylie Jenner krejt rastësisht. Teksa u mendua se kjo do të kapte në befasi publikun si pjesëmarrje e qëllimshme për ta bërë atë më të bukur, adhuruesit e repereve mendojnë krejt të kundërtën.

Pjesëmarrja e Kylie-t jo vetëm që nuk u prit mirë nga adhuruesit, por ata menjëherë krijuan një peticion online ku kërkojnë që pjesa ku shfaqet 22 vjeçarja të hiqet menjëherë nga klipi.

Peticioni online kërkon 50 mijë firma dhe deri në këto momente janë mbledhur mbi 47 mijë.