Petkoviq: Gjithçka gati për të filluar bisedimet mbi propozimin franko-gjerman

Negociatori i palës serbe, Petar Petakoviq deklaroi se pas arritjes së marrëveshjes për targat duhet të fillohen bisedimet për planin franko- gjerman.
“Pas disa orësh diskutime intensive, arritëm në një marrëveshje. Gjithçka është gati për të filluar bisedimet mbi propozimin franko-gjerman. Pati disa tensione që parandaluan fillimin e këtyre diskutimeve, ne besojmë se me arritjen e kësaj marrëveshjeje nuk ka më pretekste që të shkohet në Bruksel dhe të flitet për normalizim”, deklaroi Petkoviq.
Pas takimit disaorësh mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell njoftoi se u arrit marrëveshja. Ai tha se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve./21Media

Back to top button