Petkoviq përfundon vizitën në Kosovë
Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se i është dhënë një leje jo e plotë për vizitën e tij në Republikën e Kosovës.
Ai pretendon se 80 për qind e programit të planifikuar nuk i është pranuar nga autoritetet e Kosovës. Petkoviq thotë se pas-mesnate i ka ardhur një email ku është informuar që shumica e aktiviteteve të vizitës së tij i është anuluar.
Ai ka thënë se po kthehet në Beograd pas festimit me qytetarët e Pasjanit dhe pasi ka përçuar mesazhin e presidentit Aleksandër Vuçiqit, se Serbia do të vazhdojë të ndihmojë në, siç ka thënë, mbijetesën e popullit serb në krahinën jugore serbe.
Ministria e Punëve të Jashtme nuk është deklaruar deri më tani në lidhje me pretendimet e Petkoviçit. Petkoviç disa here është ndaluar për të hyrë në Kosovë me që qeveria e Kosovës ka vlerësuar se ai e ka keqërdorur vizitën e tij në Kosovë, duke nxitur siç thuhet tensione ndëretnike./21Media