Petrit Çarkaxhiu publikoi këngën e re “Vajza e Tokave të Diellit”
18 Maj 2020
Vokalisti i grupit të njohur Jericho, Petrit Çarkaxhiu, ka publikuar këngën e re të titulluar “Vajza e Tokave të Diellit”.
Tekstin dhe muzikën e këngës e ka punuar vetë artisti, shkruan rtv21.tv
“Vajza e Tokave të Diellit”
Në ty, dëgjoj zërin e Nilit, në një natë të Egjiptit, një vend plot magji
Në ty, shekujt janë të mbështjellur, me misterin e heshtur, si një mrekulli
Në ty, kur valët të tërbohen, dhe anijet fundosen, dua të mbytem në ty
Në ty, të prek fundin e detit, të nxjerrë gurë të sedefit, t’i puth nji nga nji
Në ty, dëgjoj zërin e Tigrit, nga një kopsht i Babelit, në një natë me yjësi
E ti, me at’ shikimin e etur, dhe furtunën e heshtur, rrëmbeve gjithësinë
Për ty, t’gjitha mbretëritë u humbën, dhe kur fronet u tundën, u verbuan sytë
Për ty, nje shënjtorë humbi vetën, dhe kur dijet u tretën, një tempull ngriti për ty
Ibrahim, Ibrahim, më jep ujë në zjarrin tim
Ibrahim vellau im, më rrëzo idhullin tim
Ibrahim, Ibrahim, më jep ujë në zjarrin tim
Ibrahim vëllau im, më pastro tempullin tim./21Media