Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, është infektuar me COVID-19.

Sipas raportimeve paraprake, Vasili është shtruar në një spital privat në vend, ndërsa deri tani ka qenë në karantinë shtëpiake.

Mësohet se në ditët e para virusi ka qenë agresiv, por nënkryetari i LSI, sipas të dhënave nga kjo forcë politike, është në fazën e rikuperimit.

Aktualisht, gjendja e tij shëndetësore shfaqet e qëndrueshme.

Pak orë më herët ishte deputeti i PS-së Damian Gjiknuri, i cili konfirmoi infektimin e tij me COVID-19.

Ditën e sotme u regjistrua edhe numri më i lartë i infektimeve që nga nisja e pandemisë. Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njoftoi për 501 raste të reja./oranews