Ish-emisari evropian për Kosovën, Wolfgang Petritsch ka folur në lidhje me propozim-aktakuzën e Gjykatë Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit për kinse krime lufte.

Ai ka thënë për televizionin publik të Kosovës se publikimi i propozim-aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit ka qenë e pazakonshme.

“Kam qenë mjaft i befasuar kur mësova për këtë mënyrë mjaft të pazakonshme të shpalljes së akuzave kaq të rënda. Është e qartë që Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur. Kjo tashmë ka dalë, është bërë publike, është tejet e pazakonshme dhe jam mjaft i shqetësuar, pasi besoj se sundimi i ligjit dhe zbatimi i sundimit të ligjit është tejet me rëndësi. Shpresoj që Gjykata Speciale ka vepruar në këtë mënyrë”, ka thënë Petritsch./kp