Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka pezulluar kontratën për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës.

Në njoftimin e MPBAP-së, thuhet se dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19.

“Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës. Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19. Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare”, thuhet në njoftimin e MPBAP-së./21Media