Pasi u arrestua!

Pasi u arrestua!

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka pezulluar nga detyra e gjyqtarin, Sali Berisha.

KGJK nën udhëheqjen e Kryesuesit, Skënder Çoçaj, ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me arrestimin e gjyqtarit të Departamentit të Krimeve të Rënda, në Gjykatën Themelore në Pejë, Sali Berisha.

Këshilli aprovoi kërkesën e U.D Kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë, Sami Sharaxhiu, për pezullimin nga detyra e gjyqtarit Sali Berisha.

Policia e Kosovës ka arrestuar gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Pejë, Sali Berisha pasi dyshohet se ka kërkuar 6 mijë euro, në lidhje me çështjen penale të përmbyllur me aktgjykim kohë më parë./21Media