Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi se është pezulluar puna në ambulancat specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të gjendjes epidemiologjike në vend dhe rritjes së vazhdueshme të rasteve me COVID-19.

Sipas njoftimit, QKUK-ja do të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore për rastet emergjente që kanë nevojë për trajtim mjekësor. Ky vendim vlen  deri në një vendim të ri. Qeveria e Kosovës, sot ka prezantuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së covid-19.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë në një konferencë për media bëri të ditur se momentalisht në klinikat e Kosovës janë të shtrirë 626 pacientë me Covid-19. Tani për tani në Kosovë janë 8 mijë e 253 raste aktive me Covid-19/21Media

Njoftim nga ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se Komiteti për menaxhim të situatës me…

Posted by QKUK- Shskuk info on Wednesday, November 11, 2020