Krzysztof Piatek ishte bashkuar me Milanin duke bërë bujë të madhe me paraqitjet e tij të para me klubin nga “San Siro” si dhe duke realizuar gola pothuajse në çdo ndeshje.

Por, forma e tij filloi të binte dhe shkoi deri në atë pikë sa “Rossonerët” vendosën ta largonin drejt Hertas së Berlinit, përcjellë KosovaPress.

Tani, sipas ekspertit të merkatos Gianluca Di Marzio, 25 vjeçari mund të rikthehet sërish në Itali pasi klubi gjerman nuk dëshiron ta blejë në baza të përhershme.

Fiorentina është skuadra e cila ka shprehur interesim për huazimin e lojtarin për një sezon me të drejtën e blerjes.

Reprezentuesi nga Polonia u bë i njohur me paraqitjet e tij të suksesshme me skuadrën e Genoas.