Përbërësit për 4 persona:

– 1 gotë ujë

– 1 degë rozmarinë e freskët

– 4 lugë mjaltë

– lëngu i 1 limoni

– 3 gota ujë të gazuar

– kuba akulli, si dhe disa feta limoni dhe rozmarinë për dekor

Përgatitja:

Në një tenxhere të vogël hedhim një gotë ujë dhe sapo të ziejë fusim degën e rozmarinës. Më pas e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të pushojë 10 minuta. Pastaj e kullojmë, tretim mjaltin në të dhe e ftohim plotësisht. Shtojmë lëngun e limonit, ujin e gazuar, të ftohtë dhe kubat e akullit. E shërbejmë sipas dëshirës me feta limoni dhe degëza rozmarine.