Philipp Weber është një artist i talentuar që pikturon portrete reale të grave në pozat e revistave tradicionale.

Artisti, i cili jeton dhe punon në Kassel dhe Berlin të Gjermanisë, kërkon të vërtetën e brendshme kështu që në vend që të sjellë përsosmëri boshe në jetë, ai portretizon papërsosmëritë e tyre të vogla dhe historitë e tyre të thella njerëzore, qoftë kjo trishtimi në sytë e tyre apo plagët mbi trupin e tyre, transmeton rtv21.tv.

Udhëtimi artistik i Weber filloi kur ai ishte vetëm 3-vjeçar dhe që nga atëherë, ai nuk e ka humbur rrugën e tij.

Ndër vite, ju mund të shihni një përparim të qartë artistik në veprat e tij. Frymëzimi i tij vjen nga libra, filma, artistë të tjerë, njerëz të tjerë krijues dhe histori personale të njerëzve për jetën e tyre: histori që zbulojnë ëndrrat dhe aspiratat e tyre që janë përtej fytyrave të zbukuruara dhe lëkurës së përsosur.

Filipi studioi masterin e tij në Universitetin e Arteve në Berlin dhe ai gjithmonë kishte qenë i interesuar për artin realist apo super-realist, pavarësisht se në cilën fazë të karrierës së tij./21Media