Në Francë, një pilot dhe dy pasagjerë u lënduan në një aksident ajror.

Një avion i regjistruar në Zvicër humbi pistën në aeroportin “Annecy-Mont Blanc” për shkak të dëborës të premten pasdite.

Aeroplani rrëshqiti nëpër një rrugë dhe u ndal në një shteg biçikletash, transmeton rtv21.tv.

Piloti mbi 60-vjeçar zviceran u lëndua rëndë. Dy pasagjerët francezë (26 dhe 28) gjithashtu pësuan lëndime.

Aeroplani u ngrit nga Marseille-Marignane dhe duhet të ulej në Gjenevë, raportojnë mediat franceze. Për shkak të motit të keq, fluturimi për në Annecy u devijua./21Media