Një pilot shqiptar shkroi emrin e tij në historinë e automobilizmit.

Bëhet fjalë për Lirim Zendelin që në pista garon nën flamurin gjerman i cili regjistroi fitoren e tij të parë në kampionatin Botëror të Formula 3 teksa triumfoi në garën 1 në Çmimin e Madh të Belgjikës.

Zendeli 20 vjeçar që garon me skuadrën e Charouz Racing System e nisi këtë garë nga pole position për ta dominuar plotësisht duke e kaluar vijën e finishit i distancuar 4.7 sekonda nga Pourchaire në vendin e sdytë, ndërkohë që në vendin e tretë u rendit David Beckmann.