Është viti i familjes!

Është viti i familjes!

Pink do të shkëputet nga muzika për t’iu dedikuar familjes së saj. Këtë lajm ajo e bëri të ditur në një intervistë për “Entertainment Tonight”, gjatë ndarjes së çmimeve “Country Music Association Awards”, shkruan rtv21.tv

Në këtë ceremoni përkrah këngëtares ishte bashkëshorti i saj, Carey Hart dhe fëmijëve të tyre Willow, 8 vjeç dhe Jameson, 2.

U bënë dy vjet e gjysmë me regjistrime dhe turne, dhe Willow është rikthyer në shkollë tani, ndërsa Jameson do të jetë në parashkollor së shpejti, prandaj ky është viti i familjes”, tha këngëtarja në tapetin e kuq.

Pink u shpreh gjithashtu se këtë vendim e ka marrë pasi dëshiron që bashkëshorti i saj të fokusohet më shumë tek karriera e tij.

Carey ka shumë gjëra për të bërë gjithashtu. Ai më mbështet shumë. Më ndjek rrotull botës dhe tani është radha e tij”, shtoi Pink.

Sipas “Billboard”, Pink’s Beautiful Trauma Tour renditet si turneu i 10-të me fitimprurës i të gjitha kohërave, duke fituar më shumë se 397 milionë dollarë./21Media