Pink dhe djali i saj ia dolën!

Pink dhe djali i saj ia dolën!

Këngëtarja e famshme amerikane Pink dhe djali i saj kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për koronavirus.

Në një intervistë për “The Ellen DeGeneres Show”, Pink zbuloi vështirësit nëpër të cilat kaloi gjatë luftës me koronavirusin.

Ajo tregoi se gjërat u përkeqësuan kur djali po ankohej për dhimbje gjoksi dhe vështirësi në frymëmarrje.

Ishte 18, 19 dhe 20 mars kur djali kishte temperaturë. Unë u zgjova një nga këto netë në mes të natës dhe nuk merrja dot frymë. Për herë të parë kisha nevojë për nebulizer (pajisje që ndihmon për të marrë frymë). Kisha një dhimbje në kraharor. U tremba shumë. Mendova do shkojmë në spital, por çfarë do bëjmë më pas? Kjo është padyshim gjëja më e frikshme që kam përjetuar në jetë”, tregoi Pink.

Pas shërimit, Pink dhuroi 1 milion dollarë për lehtësimin e koronavirusit, duke falënderuar ekipin mjekësor që është në vijën e parë të luftës./21Media