Trajneri i Milanit Stefano Pioli e ka konsideruar humbjen nga Spezia si të parën të merituar për skuadrën e tij në këtë edicion pasi ata u mposhtën me rezultat 2-0 të shtunën.

“Rossonerët” pësuan humbjen e tyre të parë në Serie A që nga dhjetori i vitit 2019, 5-0 me Atalantan, dhe nuk patën asnjë goditje të vetme ne portë në “Stadio Alberto Picco”.

Kjo do të ishte fundjava që ata mund të përfitonin nga humbja e Juventusit ndaj Napolit kurse Interi ka një provë të ndërlikuar kundër Lazios, përcjell KosovaPress.

“Sigurisht që duhet të reagojmë dhe do ta bëjmë. Spezia fitoi me meritë sonte, kjo është humbja jonë e parë e merituar e këtij sezoni, pasi nuk kishim cilësi ose intensitet të mjaftueshëm, kështu që kundërshtarët tanë me të drejtë shfrytëzuan avantazhin.”, tha Pioli pas ndeshjes.

“Do të jetë një mësim i vlefshëm për të gjithë ne, ne e kuptojmë se nëse nuk performojmë në një nivel të caktuar, do të turpërohemi kështu,” tha më tutje trajneri për “DAZN”.

“Ne luftuam gjatë gjithë lojës, asgjë nuk funksionoi, duke përfshirë zgjedhjet e mia dhe performancat e lojtarëve. Padyshim, kjo nuk është ajo që është Milani, kështu që ne duhet ta provojmë këtë nga java tjetër.”.

Ndeshja e radhës e Milanit në kampionat është ajo kundër Interin në derbin “Madoninna”