Trajneri i Juventusit, Andre Pirlo pas fitores së parë në krye të bankinës së kësaj skuadre, deklaroi se nuk do të kopjojë taktikat e trajnerëve të tjerë.

Në prononcimin për “Sky Sport” pas sfidës me Sampdorian 3-0, tekniku italian shtoi se pati pak kohë në dispozicion për të përgatitur sfidën për shkak të angazhimit të lojtarëve me ekipet kombëtare.

“Duhet kohë për të përshtatur ekipin me mënyrat e duhura të lojës, por nuk do të bëj ‘copy/paste’. Do të marrë bazë nga ekipet dhe trajnerët që më kanë frymëzuar. Për ndeshjen e sotme kishim pak kohë për t’u përgatitur sepse lojtarët ishin të angazhuar me ekipet kombëtare. Punuam vetëm një javë bashkë. Kemi parë shumë me Novarën. Na mungojnë disa lojtarë, por do të përpiqemi të bëjmë më të mirën”, deklaroi Pirlo.