Një gjarpër që bën vezë nuk duket se është gjë e pazakont. Por një piton në SHBA ka bërë vezë pa ndihmën e mashkullit. Kjo është e jashtëzakonshme.

Rojet në kopshtin zoologjik, Saint Louis në Misuri u befasuan kur zbuluan se një nga pitonët e tyre kishte bërë shtatë vezë, pavarësisht se nuk kishte asnjë kontakt me një mashkull për më shumë se 15 vjet, transmeton rtv21.tv.

Ndërsa, disa zvarranikë dihet se riprodhohen në mënyrë aseksuale, mbajtësit janë gjithashtu të befasuar nga mosha e nënës. Raportohet se pitoni është 62 vjeçe dhe besohet të jetë gjarpri më i vjetër i gjallë.

Mark Wanner, menaxheri kopshtit zoologjik e përshkroi lindjen si një “dukuri unike”.

Gjarpri iu dha kopshtit zoologjik nga një donator privat në 1961 dhe u vlerësua të ishte tre vjeç në atë kohë.

Pitoni më i vjetër i dokumentuar deri më sot ishte një mashkull në Kopshtin Zoologjik të Filadelfias, i cili vdiq në moshën 47 vjeçare.

Wanner shtoi se kopshti zoologjik planifikonte të publikonte informacione në lidhje me moshën e gjarprit dhe riprodhimin aseksual, kur konfirmohet nga testimi.

Tre vezë kanë mbijetuar dhe mbeten në një inkubator. Ata pritet të çelin brenda një muaji.

Ka pasur raste të mëparshme të gjarpërinjve që ruajnë spermatozoide për fekondimin e vonuar.

Pitonët me top, ose pitonët mbretëror siç njihen gjithashtu, janë vendas në Afrikën qendrore dhe perëndimore./21Media