Futbollisti Miralem Pjanic u shërua nga COVID-19 dhe së shpejti do t’i bashkohet ekipit të tij, Barcelonës. Para më shumë se dy jave ai njoftoi se rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe se do t’i duhet të qëndrojë 14 ditë në izolim.

Ndërsa sot njoftoi se është testuar dhe doli negativ. Kurse potencoi se do të testohet sërish të mërkurën, dhe nëse rezulton negativ edhe në testin e dytë, ai do t’i bashkohet ekipit.

“Sot kam marrë konfirmimin se jam testuar negativisht në provën e parë. Do t’i nënshtrohem edhe një testi të dytë nesër dhe do t’i di rezultatet”, deklaroi ai./21Media