Sot ishte dita e prezantimit të Miralem Pjaniq si lojtar i Barcelonës.

Mesfushori u prezantua me fanellën e Barcelonës së bashku me presidentin Josep Maria Bartomeu.

Pjaniq u transferua në “Camp Nou” si pjesë e operacionit të shkëmbimit me brazilianin Arturo, i cili lëvizi në drejtim të kundërt.

“Të largohesha nga Juventusi ishte diçka e komplikuar. U largova nga një klub i mrekullueshëm, por një lojtar duhet të ketë ambicie për t’u rritur dhe të kërkoj sfida të reja. Pas nëntë viteve në Itali, unë kisha nevojë për objektiva të reja dhe Barcelona ishte klubi im i ëndrrave”, tha Pjaniq para gazetarëve.

“E falënderoj presidentin Bartomeu dhe drejtorin sportiv Eric Abidal që më kanë uruar mirëseardhje dhe iu premtoj se do të jap maksimumin për ta bërë Barcelonën klub i cili fiton vazhdimisht trofe”, përfundoi mesfushori nga Bosnja.