Pjesa e parë: Maroku në epërsi, pa gola mes Kroacisë e Belgjikës

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në kuadër të Grupit F, ku kemi rezultate interesante.
Pas 45’ minutave lojë dhe pesë sosh shtesë në stadiumin “Al Thumama”, Maroku e gjen vetën në epërsi të ngushtë 2:1 kundër Kombëtares së Kanadasë.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Hakim Ziyech, i cili kaloi Marokun në epërsi prej 1:0 në minutën e 4’ të ndeshjes, kurse epërsinë në 2:0 e thelloi Youssef En Nesyri në minutën e 23’.
Kanada arriti të rikthehet në lojë duke e ngushtuar epërsinë e Marokut në 2:1 përmes autogolit të mbrojtësit Naif Aguerd në minutën e 40’.
Ndërkaq, krahas kësaj përballje po zhvillohet edhe ndeshja tjetër mes Kroacisë e Kombëtares së Belgjikës.
Pas 45’ minutave lojë dhe pesë sosh shtesë në stadiumin “Ahmad bin Ali”, Kroacia dhe Belgjika ende nuk kanë arritur ta gjejnë golin, ku rezultati vazhdon të jetë i barabartë 0:0.
Me këto rezultate, dy kombëtaret të cilat kualifikohen nga Grupi F janë Maroku dhe Kroacia.
Pjesa e parë:
Kroacia 0:0 Belgjika
Kanada 1:2 Maroku.

Back to top button